Ndërlidhjet

Rohani i kënaqur me numrin e grave në parlamentin iranian


Një nga seancat parlamentare në Iran, 1 mars 2016
Një nga seancat parlamentare në Iran, 1 mars 2016

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, ka lavdëruar numrin rekord të grave që do të jenë pjesë e parlamentit të ri të vendit.

“Për herë të parë, ne kemi 18 gra në parlament, dhe kjo është një shifër rekorde e na bën neve të lumtur”, ka thënë Rohani në Teheran, duke shtuar se shpreson që më shumë gra do të inspirohen e të përfshihen në politikë.

Një numër prej katër femrash u zgjodhën në rrethin e dytë të votimeve më 29 prill, duke iu bashkuar numrit të mëhershëm prej 14 femrave që ishin zgjedhur gjatë rrethit të parë të votimeve.

Në përbërjen e kaluar të parlamentit iranian, vetëm nëntë gra ishin pjesë e legjislaturës prej 290 ulësesh.

Që të gjitha 18 femrat deputete vijnë ose nga fraksioni reformist i Rohanit, ose janë deputete të pavarura.

Asnjë nga femrat kandidate të linjës së ashpër nuk arritën të fitonin ulëse në mandatin e këtij parlamenti.

Pvarësisht kësaj shifre rekorde, përqindja e vogël e femrave deputete në Iran zbehet në krahasim me ato në vendet perëndimore.

XS
SM
MD
LG