Ndërlidhjet

logo-print

Rritet numri i viktimave nga ëmbëlsirat e helmuara


Ilustrim

Ilustrim

Numri i njerëzve të vdekur në një qytet në qendër të Pakistanit, si pasojë e ngrënies së ëmbëlsirave të helmuara, ka arritur në 33.

Zyrtarët thanë se edhe 10 njerëz të tjerë, përfshirë pesë fëmijë, kanë vdekur ditëve të fundit nga incidenti, i cili ndodhi javën e kaluar në Karor Lal Esan, në provincën Punjab.

Edhe 13 njerëz të tjerë ndodhen në spital.

Zyrtarët pakistanezë thonë se vala e vdekjeve nisi kur Umar Hayat, një banor në zonën Karor Lal Esan të provincës Punjab,blejti ëmbëlsira të gatuara më 17 prill, për t’i shpërndarë ato te miqtë e familjarët, pas lindjes së nipit të tij.

Dhjetë njerëz që i hëngrën ëmbëlsirat vdiqën menjëherë, në të njëjtën ditë.

Në mesin e të vdekurve është edhe babai i fëmijës të sapolindur dhe gjashtë nga xhaxhallarët e tij.

Një zyrtar i lartë i policisë në atë zonë, Rameez Bukhari, tha se tre njerëz janë arrestuar lidhur me këtë rast; dy vëllezërit që ishin pronarë të pastiçerisë, si dhe një punëtor i saj.

Autoritetet dyshojnë se punëtori mund të ketë shtuar pesticide pa dashje gjatë gatimit të ëmbëlsirave.

XS
SM
MD
LG