Ndërlidhjet

logo-print

Kerry: Siria është ende “në shumë mënyra jashtë kontrollit”


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry (majtas) dhe i dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, 02 Maj 2016

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry (majtas) dhe i dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, 02 Maj 2016

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, tha sot se bisedimet me Rusinë dhe partnerët e koalicionit kundër Shtetit Islamik “po i afrohen një marrëveshjeje mirëkuptimi”, për ta rivendosur një armëpushim në Siri, përfshirë zonat përreth Aleppos.

"Ka progres në drejtim të asaj që po bisedohet në tavolinë; janë disa propozime të cilat do tu dorëzohen palëve të përfshira. Ne po mbajmë shpresa, por ka ende punë për t’u bërë. Ne nuk do të japim premtime se do të bëhet diçka, përpara se ajo vërtetë të bëhet”, ka thënë Kerry pas takimit me ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Adel al-Jubeir, në Gjenevë.

Ai shtoi se Siria është ende “në shumë mënyra jashtë kontrollit”. Kerry theksoi se bisedime legjitime politike për Sirinë nuk mund të realizohen nëse forcat qeveritare dhe rebelët nuk nënshkruajnë marrëveshjen për armëpushim.

Jubeir, nga ana tjetër, i dënoi luftimet e ashpra në dhe përreth Aleppos, dhe i cilësoi si “shkelje të së drejtës ndërkombëtare humanitare.”

Rusia tha gjatë fundjavës se nuk do të kërkojë nga forcat e Assadit që t’i ndalin sulmet ajrore në Aleppo.

Moska pretendon se ato sulme kanë në shënjestër militantët e Shtetit Islamik, të cilët nuk janë të përfshirë në armëpushimin e ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët.

XS
SM
MD
LG