Ndërlidhjet

Një aeroplan del nga pista në Aeroportin e Prishtinës, nuk ka të lënduar


 Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari"
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari"

Një avion i Turkish Airlines nga Stambolli ka pësuar një aksident të vogël në aterim në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Lajmi është konfirmuar edhe nga autoritetet menaxhuese të aeroportit.

"Ju konfirmojmë se fluturimi Turkish Airlines TK1018, nga Stambolli ka pasur një aksident minor ne aterim i cili fatmirësisht nuk ka rezultuar ne ndonjë te lënduar, me këtë rast aeroporti shpallet i mbyllur për një afat kohor prej disa orësh deri ne përfundimin e hetimeve fillestare teknike", thuhet në njoftimin për media, të lëshuar nga zdhënësja Valentina Gara.

Bëhet e ditur se aeroplani kishte dalë nga pista, por nuk kishte pasagjerë të lënduar.

XS
SM
MD
LG