Ndërlidhjet

logo-print

Irani ka katërfishuar eksportin e naftës me Korenë e Jugut


Ilustrim

Ilustrim

Irani ka rritur katërfish eksportin me Korenë e Jugut që nga muaji janar dhe shpreson që ta trefishojë tregtinë vjetore me Seulin, thanë dje liderët iranianë.

Ministri për Naftën i Iranit, Bijan Zanganeh, tha në Teheran se është katërfishuar eksporti i naftës me importuesin e pestë më të madh në botë dhe se i ka dërguar Seulit 400 mijë fuçi në ditë në mujain prill, nga 100 mijë sa dërgonte para tërheqjes së sanksioneve ekonomike, në janar të këtij viti.

Njoftimi i tij vjen në ditën kur OPEC-u (Organizatës Botërore të Vendeve Eksportuese të Naftës) tundi tregjet globale me vlerësimet që tregonin se Irani ka rritur prodhimin e tij ditor të naftës në 3.5 milionë fuçi në ditë gjatë muajit të kaluar.

Kjo nuk është larg nga arritja e qëllimit të Iranit për prodhim të 4 milionë fuçive të naftës në baza ditore, që i kishte para ngritjes së sanksioneve ndërkombëtare.

Irani i bëri të ditura ambiciet e reja tregtare dhe arritjet gjithashtu, gjatë vizitës së presidentit të Koresë së Jugut, Park Geun-Hye në Teheran, e cila ishte e para për një president nga ky vend që nga koha e nisjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve në vitin 1962.

XS
SM
MD
LG