Ndërlidhjet

Aeroporti i Prishtinës mbetet i mbyllur deri në mesditë


Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës do të mbetet i mbyllur deri në mesditë, ka njoftuar zyra për media.

“Për momentin aeroporti nuk do të hapet para mesditës. Lusim të gjithë qytetarët që për fluturimet e tyre përkatëse të qëndrojnë me ueb faqen e aeroportit për info shtese, apo të jenë në kontakt me kompanitë e tyre ajrore”, thuhet në njoftimin e lëshuar për media dhe opinion.

Mbyllja e përkohshme e aeroportit ka pasur një incident të hënën, kur një avion i Turkish Airlines nga Stambolli ka pësuar një aksident duke dalë nga pista.

Ky aksident, nga autoritetet menaxhuese të aeroportit ishte cilësuar i vogël dhe pa pasoja në njerëz.

XS
SM
MD
LG