Ndërlidhjet

logo-print

Turqia miraton projektligjin që parasheh heqjen e imunitetit të deputetëve


Grindja e ligjvënësve turq

Grindja e ligjvënësve turq

Një komitet parlamentar turk ka miratuar një projektligj që do t’ua hiqte imunitetin deputëtëve nga ndjekja penale, duke i hapur kështu rrugë një amendamenti kushteutes që do lejonte ngritjen e akuzave për terrorizëm kundër deputetëve nga opozita pro-kurde.

Komiteti aprovoi mbrëmë vonë këtë projektligj, vetëm disa orë pasi takimi u zhyt në kaos, me ligjvënës që grushtonin dhe gjuanin me shishe njëri tjetrin.

Projektligji është përgatitur pasi presidenti Recep Tayyip Erdogan akuzoi Partinë Popullore Demokratike se është një krah i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.

Erdogani në vazhdimësi bën thirrje për ndjekje penale ndaj ligjëvënësve të Partisë Popullore Demokratike në Turqi.

Deputetët pro-kurdë u larguan nga takimi i komitetit, pas grindjes.

Kalimi i këtij projektligji si amendament kushtetues kërkon mbështetjen e 2/3 të 550 deputetëve në parlamentin e Turqisë, me një total prej të paktën 363 votash.

XS
SM
MD
LG