Ndërlidhjet

Rusia nis hetimet për rrëzimin e një helikopteri


Ilustrim

Ilustrim

Komiteti Hetues i Rusisë ka nisur një hetim lidhur me një rrëzim të një helikopteri në rajonin e Lindjes së Largët, ku mbetën të vrarë tre njerëz.

Ministria ruse për Situata Emergjente tha se helikopteri privat u rrëzuar sot në afërsi të Kamchatkas, rreth 80 kilometra larg nga Petropavlovsk-Kamchatsky.

Sipas Ministrisë, ekipet kërkimore i kanë gjetur trupat e tre njerëzve të vrarë si pasojë e rrëzimit të helikopterit dhe se operacionet e kërkimit janë përmbyllur.

Autoritetet thonë se helikopteri po fluturonte në mot të kthejllët, në momentin e rrëzimit.

XS
SM
MD
LG