Ndërlidhjet

logo-print

Aeroporti i Prishtinës mbetet i mbyllur


Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës mbetet i mbyllur edhe pas mesditës, pavarësisht se ishte premtuar hapja e tij.

Mbyllja e përkohshme e aeroportit ka pasur një incident të hënën, kur një avion i Turkish Airlines nga Stambolli kishte pësuar një aksident duke dalë nga pista.

“Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës vazhdon të jetë i mbyllur. Jemi në përpjekje për largimin e avionit nga vendi ku ka rrëshqitur mbrëmë. Shpresojmë që kjo të ndodh shumë shpejtë dhe do të krijohet mundësia për zhvillimin e një analize dhe normalisht të fillohet operimi”, ka thënë Driton Hyseni, koordinator i fluturimeve në këtë aeroport.

Përderisa menaxhmenti i aeroportit e kishte cilësuar këtë si një incident të vogël nga Zyra për Komunikim me Media në Qeverinë e Kosovës sot është thënë se “në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, ka ndodhur një incident i rëndë gjatë aterimit të aeroplanit të kompanisë “Turkish Airlines”, në bordin e të cilit gjendeshin gjithsejtë 151 pasagjer dhe 6 persona të ekuipazhit”.

“Në këtë incident të rëndë, për fat të mirë, nuk ka pasur viktima. Gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, për shkak të frikës dhe shqetësimit që ka shkaktuar ky incident tek ata”, theksohet në komunikatë.

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA), bazuar në kompetencat e saj, ka filluar hetimet për incidentin.

XS
SM
MD
LG