Ndërlidhjet

logo-print

Kryeministri Mustafa krenar që Kosova u pranua në UEFA


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka shprehur kënaqësinë e tij me vendimin e Kongresit të UEFA-s për pranimin e Kosovës si anëtari i 55 i Federatës.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka shkruar se ndihet shumë i lumtur dhe krenar që shteti i Kosovës arriti edhe një sukses kulminant historik.

“Futbolli kosovar nga sot është anëtar i familjes evropiane të futbollit, UEFA-s. Shumë shpejt edhe i FIFA-s. Kosova po përjeton një periudhë të sukseseve të jashtëzakonshme. Rezultatet kulminante, produkt i përkushtimit tonë dhe përkrahjes së miqve ndërkombëtar, do të vazhdojnë në ditët në vijim. Të ndihemi krenar me Atdheun tonë!”, ka shkruar Mustafa.

XS
SM
MD
LG