Ndërlidhjet

Federica Mogherini të enjten viziton Prishtinën


Foto nga arkivi - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe Përfaqësuesja e BE-së, Federica Mogherini
Foto nga arkivi - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe Përfaqësuesja e BE-së, Federica Mogherini

Përfaqësuesja e Lartë për Punë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini do të qëndroj në Prishtinë të enjten. Lajmi është konfirmuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

Në një komunikatë për media thuhet se “kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pret t​ë enjten në Prishtinë Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, njëherësh Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini”.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe zonja Mogherini, thuhet se do të diskutojnë për proceset euro-integruese të Kosovës dhe do t’iu adresohen qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Vizita e zyrtares së lartë evropiane është paralajmëruar të ndodhë një ditë pasi që Komisioni Evropian të jap rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

XS
SM
MD
LG