Ndërlidhjet

Rihapet Aeroporti i Prishtinës


Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ,"Adem Jashari"
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ,"Adem Jashari"

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ,"Adem Jashari", nga ora 16:00 është rihapur dhe të gjitha operimet kanë filluar të zhvillohen normalisht, ka njoftuar zyra për media.

“I lusim të gjithë udhëtarët tanë që të vizitojnë ueb faqen zyrtare të aeroportit për informacione ne lidhje me fluturimet e tyre”, thuhet në njoftim.

Mbyllja e përkohshme e aeroportit ka pasur një incident të hënën, kur një avion i Turkish Airlines nga Stambolli ka pësuar një aksident duke dalë nga pista.

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA), bazuar në kompetencat e saj, ka filluar hetimet për incidentin.

XS
SM
MD
LG