Ndërlidhjet

Kuvendi të enjten në seancë solemne për liberalizimin e vizave


Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të enjten në ora 16:00, në një seancë solemne. Vendimi është marrë nga Kryesia e Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli bëri të ditur se kjo seancë, me karakter solemn, ka të bëjë me rekomandimin nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, i cili pritet të bëhet të mërkurën, si dhe ndërlidhet me vizitën në Kosovë të Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

XS
SM
MD
LG