Ndërlidhjet

logo-print

Komisioneri Hahn pret rekomandim pozitiv për liberalizim vizash për Kosovën


Johannes Hahn, Pragë, 3 maj 2016

Johannes Hahn, Pragë, 3 maj 2016

Komisioneri i Bashkimit Evropian për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn është shprehur i bindur se Kosova, Ukraina dhe Gjeorgjia do të marrin rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Johannes Hahn ka thënë se rekomandimin pozitiv do ta marrin vendet që i kanë plotësuar kriteret, standardet e përcaktuara nga Komisioni Evropian.

“Duhet të jemi të qartë. Ne në Komisionin Evropian i trajtojmë të gjithë në mënyrë të barabartë. Kjo nënkupton se kemi metodologjinë e aplikimit të njëjtë, ta zëmë, si për Ukrainën, Gjeorgjinë, apo edhe për Kosovën. Po ashtu, njësoj do të veprohet me Turqinë”, ka thënë Hahn.

“Por, përparimi varet edhe nga vendi ynë partner se sa shpejtë lëvizë përpara me përmbushjen e kritereve. Në këtë aspekt, duhet të potencohet se nuk ka lëshime për Turqinë, që nënkupton të marrë diçka më lirë se të tjerët”, është shprehur Hahn.

Kurse kur janë në pyetje Ukraina, Gjeorgjia dhe Kosova, ai ka thënë se shpreson që në vitin 2016 do të lëvizin pa viza, pasi që e kanë kryer pjesën e vet të punës.

“Natyrisht që gjithmonë ka edhe një vlerësim politik, por shikuar nga arritja e standardeve teknike e kanë kualifikuar vetveten”, ka thënë Hahn.

Në kuadër të përmbushjes së shumë kritereve dhe standardeve, ndër to edhe atyre teknike, ai ka potencuar sidomos përparimet e vendeve në krijimin e gjyqësorit të pavarur dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit.

XS
SM
MD
LG