Ndërlidhjet

logo-print

KS i OKB-së kërkon dënimin e sulmuesve të spitaleve


Një spital i shkatërruar në Aleppo, Siri, 2013

Një spital i shkatërruar në Aleppo, Siri, 2013

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara unanimisht ka aprovuar një rezolutë e cila kërkon nga të gjitha palët e përfshira në konflikte të mbrojnë qendrat mjekësore dhe stafin që merret me trajtimin e të lënduarve dhe sëmurëve.

Kjo rezolutë, e cila vjen në kohën e sulmeve vdekjeprurëse në spitalet në Siri, Afganistan, dhe në zona të tjera të konfliktit, u bën thirrje të gjitha vendeve që t’i sjellin para drejtësisë ata që janë përgjegjës për sulmet, gjë që ndodhë shumë rrallë.

Sipas ligjit ndërkombëtar, çfarëdo sulmi i qëllimshëm kundër spitaleve dhe vendeve ku bëhet mbledhja e të lënduarve apo sëmurëve, menjëherë konsiderohet si krim lufte.

Pavarësisht tabuve, javën e kaluar një spital me rëndësi në qytetin sirian të Aleppos u bombardua, duke vrarë më shumë se 50 njerëz, përfshinë pediatrin e vetëm në qytet. Një spital i lindjeve dhe qendra të tjera mjekësore në Aleppo gjithashtu janë bombarduar gjatë ditëve të fundit.

Në një incident të madh vjeshtën e kaluar, forcat amerikane gabimisht gjuajtën një spital në Kunduz, Afganistan, duke vrarë 42 pacientë dhe staf mjekësor. Incidente të tilla kanë ndodhur edhe në Irak, Jemen, Sudan Jugor, dhe në Republikën Qendrore Afrikane.

Një studim i fundit tregon se gjatë tri viteve të kaluara, 2,400 sulme kundër pacientëve, personelit shëndetësor, qendrave mjekësore dhe ambulantave ndodhën në 11 shtete të botës.

XS
SM
MD
LG