Ndërlidhjet

logo-print

Gjeorgjia ka votuar kundër pranimit të Kosovës në UEFA


Kongresi i UEFA-s në Budapest, 3 maj 2016

Kongresi i UEFA-s në Budapest, 3 maj 2016

Levan Kobiashvili, presidenti i Federatës së Futbollit të Gjeorgjisë, si dhe ish-kapiten i ekipit kombëtar të këtij shteti, ka thënë Gjeorgjia votoi dje kundër pranimit të Kosovës në Federatën Evropiane të Futbollit.

“Marrë parasysh politikat e jashtme të Gjeorgjisë, ne nuk e përkrahim pranimin e Kosovës në UEFA. Në total 24 vende votuan kundër pranimit të Kosovës, përfshirë dhe neve, por votat në favor ishin më të larta, dhe si rezultat, Kosova u pranua si anëtare e këtij mekanizmi. Sigurisht, ne nuk jemi të kënaqur me këtë vendim, por ne do ta pranojmë atë”, ka thënë Kobiashvili.

Kosova, nga dita e martë, është anëtarja e 55-të e Federatës Evropiane të Futbollit.

Në Kongresin e UEFA-s, që është mbajtur në Budapest, 28 vende kanë votuar në favor të Kosovës, ndërsa 24 kanë qenë kundër. Dy vota, ndërkaq, kanë qenë të pavlefshme.

XS
SM
MD
LG