Ndërlidhjet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përshëndetur propozimin e Komisionit Evropian për heqjen e vizave për Kosovën.

Ai është përshëndetur me vizat me një postim në Facebook duke u thënë “Goodbye visa” apo lamtumirë viza.

“Pas dekadave të izolimit, nuk do të ketë më pritje para ambasadave, nuk do të ketë refuzime. Nuk kemi fituar dhuratë, por kemi merituar liberalizimin me punën tonë të përbashkët. Kur punojmë bashkë, asnjë kufi nuk na ndal. Urime liberalizimi sot, urime edhe për UEFA dje. Javë historike”, ka shkruar Thaçi.

XS
SM
MD
LG