Ndërlidhjet

logo-print

Kryeministri Mustafa uron qytetarët për heqjen e vizave 


Isa Mustafa

Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar qytetarët e vendit për propozimin pozitiv të Komisionit Evropian për heqjen e vizave.Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka potencuar se ky vlerësim pozitiv paraqet përkushtimin e Kosovës për vlera evropiane.


“Urime Qytetarë të dashur! Rekomandimi pozitiv për heqjen e vizave është vlerësimi më i merituar për qytetarët e Republikës së Kosovës nga Bashkimi Evropian. Rezultatet e punës së Qeverisë çdo ditë e më shumë janë të prekshme për qytetarët e Kosovës, qytetarë të kontinentit dhe të vlerave evropiane”, ka shkruar Mustafa.

XS
SM
MD
LG