Ndërlidhjet

logo-print

Rregulla të reja për duhanin në Evropë


Ilustrim

Ilustrim

Një Gjykatë e Lartë e Bashkimit Evropian mund t’i jap një pengesë industrisë së duhanit, duke aprovuar rregulla të reja që kërkojnë paketim cigaresh të thjeshtë, pastaj ndalim të cigareve me mentoll, si dhe rregullim të tregut në rritje të cigareve elektronike.

Kompanitë e duhanit patën protestuar kundër një direktive të BE-së të vitit 2014 që paraqiste rregulla të reja, duke i quajtur ato joproporcionale.

Por, Gjykata Evropiane për Drejtësi i dha sot mbështetje kësaj direktive, duke argumentuar se është një përputhje me përpjekjet për luftë kundër duhanit dhe mbrojtje të shëndetit publik.

Rregullat e reja kërkojnë njoftime dhe paralajmërime për të ashtuquajturat e-cigare, apo cigare elektronike, pastaj kërkojnë edhe kufizimin e nivelit të nikotinës te to në 20 gramë, dhe ndalojnë reklamimin dhe sponsorizimin nga tregjet e tyre.

XS
SM
MD
LG