Ndërlidhjet

Tërhiqet nga gara edhe rivali i fundit i Trumpit


John Kasich
John Kasich

John Kasich është tërhequr nga gara për nominimin e Partisë Republikane në zgjedhjet për president të Shteteve të Bashkuara.

Vendimi i ka hapur rrugë Donald Trumpit që të marrë emërimin e partisë së tij.

Kasich ka konkurruar në mbi 40 shtete në zgjedhjet paraprake, por ka fituar vetëm një prej garave në Ohajo, ku ai është guvernator.

Dy ditë më parë, edhe garuesi tjetër republikan, Ted Cruz, ka ndërprerë fushatën e tij.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA mbahen në nëntor.

Nga kampi demokrat, favorite është ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.

Fituesi do të pasojë presidentin aktual, Barack Obama, i cili ka shërbuer dy mandate.

Lexoni edhe këtë:

Donald Trump shumë afër marrjes së nominimit

XS
SM
MD
LG