Ndërlidhjet

SHBA merr mbështetjen e aleatëve për të intensifikuar luftën anti-IS


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter, ka thënë se Uashingtoni dhe aleatët e tij janë pajtuar që të bëjnë më shumë përpjekje për të mposhtur grupin militant Shteti Islamik (IS).

“Jemi pajtuar se miqtë tanë dhe aleatët tanë duhet dhe mund të bëjnë më shumë për të luftuar Shtetin Islamik në Irak dhe në Siri, si dhe metastazën e tij në vende të tjera”, ka thë Carter.

Ai i ka bërë këto komente pasi ka takuar ministrat e Mbrojtjes nga 11 vende në Shtutgart të Gjermanisë.

Grupi ka përfshirë Australinë, Zelandën e Re, Kanadanë, Danimarkën, Francën, Gjermaninë, Italinë, Holandën, Spanjën dhe Britaninë.

Norvegjia ka qenë po ashtu e ftuar.

Shuma e rritur e parave për të luftuar Shtetin Islamik nuk është specifikuar.

XS
SM
MD
LG