Ndërlidhjet

logo-print

Vritet njëri nga rekrutuesit kryesorë për IS-in


Neil Prakash ka qenë i njohur edhe si Abu Khaled al-Cambodi.

Neil Prakash ka qenë i njohur edhe si Abu Khaled al-Cambodi.

Një shtetas australian, i cili dyshohet se ka qenë në mesin e rekrutuesve kryesorë për grupin militant Shteti Islamik, është vrarë në një sulm ajror të Shteteve të Bashkuara në Irak.

Prokurori i përgjithshëm i Australisë, George Brandis, ka thënë se Neil Prakash është vrarë në Mosul më 29 prill.

Brandis ka thënë se Prakash ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive në rekrutimin e terroristëve, duke u shfaqur në videot propagandistike të Shtetit Islamik, dhe se ka pasur lidhje me disa komplote terroriste në Australi.

Brandis ka thënë se Prakash po ashtu ka inkurajuar sulme në Shtetet e Bashkuara.

“Edhe pse duhet të gëzohemi nga ky lajm, sepse Prakash ka qenë australiani më i rrezikshëm që kemi njohur, ne nuk duhet të vetëkënaqemi sepse ky nuk është fundi i luftës kundër Shtetit Islamik”, ka thënë Brandis.

Kanbera ka nisur fushatë të gjerë kundër terrorizmit qysh në fund të vitit 2014.

Autoritetet kanë kryer një sërë bastisjesh anti-terroriste, duke arrestuar disa njerëz nën dyshimet se kanë planifikuar sulme terroriste në Australi dhe se janë përfshirë në luftën e Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

XS
SM
MD
LG