Ndërlidhjet

Kenia: Gjendet e gjallë një grua, pas 6 ditësh nën rrënoja


Ilustrim
Ilustrim

Një grua është gjetur e gjallë nën rrënojat e një ndërtese të banimit në Nairobi të Kenias, gjashtë ditë pas shembjes së saj për shkak të shirave të furishëm.

Ekipet e shpëtimit thonë se janë duke folur me të, përderisa po punojnë për ta nxjerrë jashtë.

Të mbijetuares po i jepet edhe oksigjen.

Tridhjetetre njerëz janë konfirmuar të vdekur pas shembjes së një ndërtese gjashtëkatëshe të premten e kaluar.

Mbi 80 veta të tjerë vazhdojnë të figurojnë të zhdukur.

Pronarët e ndërtesës janë liruar me kusht pasi janë arrestuar të hënën.

Një fëmijë gjashtëmuajsh po ashtu është nxjerrë i gjallë nga rrënojat të martën, por nëna e tij është gjetur e vdekur një ditë më vonë.

XS
SM
MD
LG