Ndërlidhjet

Kalifornia rrit moshën për duhan në 21 vjeç


Ilustrim (@shutterstock)
Ilustrim (@shutterstock)

Kalifornia ka rritur moshën ligjore për blerjen e prodhimeve të duhanit nga 18 në 21 vjeç.

Ligji i ri e bën të paligjshme shitjen e duhanit për njerëzit nën 21 vjeç, me përjashtim të personelit ushtarak aktiv.

Mbështetësit e ligjit thonë se ai do t’i pengojë adoleshentët nga efektet e dëmshme të varësisë ndaj nikotinës.

Me ligjin e ri, edhe cigaret elektronike do të ndalohen në hapësirat publike.

Instituti për Mjekësi në Kaliforni ka raportuar se 90 përqind e duhanpirësve të përditshëm kanë nisur përdorimin e duhanit përpara moshës 19-vjeçare.

Në muajin prill, Havajet janë bërë shteti i parë amerikan që ka rritur moshën ligjore për duhanpirje në 21 vjeç.

XS
SM
MD
LG