Ndërlidhjet

logo-print

Sulm vdekjeprurës kundër civilëve në Afganistan


Afganistan - foto arkivi

Afganistan - foto arkivi

Një bombë në anë të rrugës ka vrarë pesë civilë dhe ka plagosur pesë të tjerë në një provincë të Afganistanit.

Policia lokale ka thënë se shpërthimi ka ndodhur në qarkun Kadis të provincës Badgis.

Sipas policisë, furgoni me civilë ka hasur në bombë.

Autoritetet afgane kanë fajësuar talibanët për sulmin, edhe pse asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Muajin e kaluar, talibanët kanë nisur të ashtuquajturën “ofensivë të pranverës”.

Një javë pas shpalljes së saj, militantët kanë kryer një sulm masiv në Kabul, duke vrarë 64 veta.

Më 30 prill, Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit ka thënë se forcat e qeverisë kanë nisur operacione kundër talibanëve në 18 provinca.

XS
SM
MD
LG