Ndërlidhjet

Sulm në një kamp refugjatësh në Siri, “dhjetëra të vrarë”


Pamje të një qyteti të shkatërruar nga lufta në Siri.
Pamje të një qyteti të shkatërruar nga lufta në Siri.

Aktvistët sirianë kanë bërë të ditur se një sulm ajror ka goditur një kamp të refugjatëve në veri të Sirisë, pranë kufirit me Turqinë, duke vrarë dhe plagosur dhjetëra njerëz.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se kampi në Sarmada të provincës Idlib është goditur pasditen e së enjtes.

Nuk është ende e qartë se nga kush është kryer sulmi ajror.

Disa raporte thonë se ai është kryer nga aeroplanët sirianë ose rusë, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar.

Komiteti i Koordinimit Lokal, një rrjet i aktivistëve opozitarë, ka thënë se mbi 30 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në sulmin në Sarmada.

XS
SM
MD
LG