Ndërlidhjet

Zgjedhjet e 5 qershorit në Maqedoni afër dështimit!


Maqedoni - foto arkivi

Maqedoni - foto arkivi

Partitë politike shqiptare në Maqedoni, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), nuk kanë deleguar anëtarë në këshillat zgjedhorë, në afatin që është mbyllur të enjten në mesnatë.

Me këtë, dy partitë kanë lënë të kuptohet se nuk janë të gatshme për të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, më 5 qershor, duke e bërë kështu thuajse të pamundur mbajtjen e tyre në këtë datë.

Nga BDI-ja kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se po vazhdojnë përpjekjet, me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, për gjetjen e një zgjidhjeje për dalje nga kriza politike.

“Bisedimet për gjetjen e zgjidhjes po vazhdojnë. Ne mbetemi në qëndrimin se çdo zgjidhje, përfshirë edhe zgjedhjet, duhet të jetë e pranuehsme për të gjitha partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos (për zgjidhjen e krizës politike)”, ka thënë zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, në një prononcim me shkrim.

Nga Lidhja Social-Demokrate kanë thënë se partitë po diskutojnë edhe datën e re të zgjedhjeve, por opozita ka kërkuar që data të jetë e kushtëzuar me plotësimin paraprakisht të kritereve tashmë të njohura për mbajtjen e tyre: pastrami i listës zgjedhore dhe reformat në media.

Ndërkohë, sa i përket vendimit të presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, për faljen e zyrtarëve të dyshuar për vepra kriminale, nga opozita thonë se ende nuk ka ndonjë marrëveshje konkrete.

Ndryshe, anëtarë në këshillat zgjedhorë ka deleguar vetëm VMRO DPMNE-ja e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, e cila edhe më së shumti insiston në mbajtjen e zgjedhjeve më 5 qershor.

XS
SM
MD
LG