Ndërlidhjet

logo-print

Trump mbështet daljen e Britanisë nga BE-ja


Donald Trump

Donald Trump

Mbretëria e Bashkuar “do të jetë më mirë pa Bashkimin Evropian”, ka thënë kandidati për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Duke folur për televizionin Fox News, Trump ka thënë se kriza me migrantë “ka qenë një gjë e tmerrshme për Evropën” dhe ka fajësuar BE-në për krijimin e saj.

Trump ka thënë se nuk jep “rekomandime”, porse “ndjen” se britanikët duhet të votojnë për ndërprerjen e lidhjeve me BE-në në referendumin e 23 qershorit.

Trump ka disa biznese në Britani.

Në anën tjetër, presidenti demokrat i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, u ka bërë thirrje britanikëve që të mbeten brenda BE-së.

Lexoni edhe këtë:

Obama: Britania në BE do të jetë edhe më e fortë

XS
SM
MD
LG