Ndërlidhjet

logo-print

Mbi 70 të vrarë në Siri; xhihadistët rimarrin fshatin


Alepo, Siri

Alepo, Siri

Luftimet midis luftëtarëve të lidhur me Al Kaidën dhe forcave qeveritare të Sirisë kanë lënë 73 njerëz të vrarë në një fshat pranë Alepos, ka bërë të ditur Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut.

Xhihadistët kanë arritur të rimarrin sot fshatin Khan Touman, pas një dite të luftimeve me forcat qeveritare.

Fshati ndodhet rreth 15 kilometra në jugperëndim të Alepos.

Ai është me rëndësi strategjike për rebelët, për shkak të afërsisë me autostradën Damask-Alepo.

Ofensiva është kryer nga një grup i kryengritësve islamikë, i njohur si Jaish al-Fatah, i cili ka refuzuar përpjekjet e fundit të SHBA-së dhe Rusisë për të ndaluar luftimet në Alepo.

Në mesin e të vrarëve sot, 43 veta janë rebelë, ndërsa 30 të tjerë forca qeveritare, ka thënë Vezhguesi Sirian, grup që monitoron luftën.

Lexoni edhe këtë:

Sulmi në kampin sirian mund të përbëjë krim lufte

XS
SM
MD
LG