Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi: Kosova ka shënuar përparime në luftimin e ekstremizmit dhe terrorizmit


Ppresidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Ppresidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Kosova po shënon përparime të dukshme në parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, ka thënë presidenti Hashim Thaçi.

Ai ka potencuar se në gjashtëmujorin e fundit nuk ka pasur asnjë individ nga Kosova që ka marrë pjesë në luftërat terroriste në Siri apo Irak.

Këto komente, Thaçi i ka bërë para një delegacioni të gjerë nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie të Jashtme, të kryesuar nga Harald Kindermann.

“Ne jemi duke forcuar edhe komponentin e sigurisë dhe ai është i gatshëm të bëhet armatë e NATO-s”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se vendi ka marrë veprime konkrete për luftimin e së keqes, që paraqet kërcenim për paqen dhe stabilitetin.

I njëjti delegacion është pritur edhe nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Ky i fundit ka theksuar me këtë rast përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të vazhduar punën në agjendën euro-atlantike të shtetit, avancimin e demokracisë, zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Kurse, përfaqësuesit e Këshillit Gjerman për Marrëdhënie të Jashtme, sipas një komunikate për media, janë interesuar për situatën aktuale në Kosovë, zhvillimet që shoqëruan jetën parlamentare të Kosovës në muajt e fundit, për procesin e integrimit evropian të saj dhe një varg zhvillimesh të tjera.

XS
SM
MD
LG