Ndërlidhjet

Politikanët pro-rusë të Moldavisë i dërgojnë “mesazh” SHBA-së


Moldavi
Moldavi

Politikanët pro-rusë në Moldavi kundërshtojnë planet e qeverisë për të ftuar trupat amerikane në shënimin e përvjetorit të Luftës së Dytë Botërore në Kishinjev, më 9 maj.

Rreth 200 ushtarë amerikanë kanë arritur në Moldavi më 3 maj, për të marrë pjesë në manovrat ushtarake me ushtrinë moldave deri më 20 maj.

Në një letër dërguar ambasadorit amerikan në Moldavi, James Pettit, udhëheqësi i Partisë Komuniste Moldave, Vladimir Voronin, ka thënë se prania e ushtrisë amerikane në Ditën e Fitores do të jetë një “gabim i madh” me “pasoja të pallogaritshme”.

Ambasada amerikane nuk e ka komentuar letrën.

Edhe pse Moldavia zyrtarisht është neutrale, qeveria e saj pro-perëndimore ka marrëdhënie të mira me NATO-n.

XS
SM
MD
LG