Ndërlidhjet

Nis gjyqi i parë për “sulmet seksuale” në Këln


Shtetasi algjerian, i dyshuar për sulme seksuale në Këln. Gjyqi i tij ka nisur të premten.
Shtetasi algjerian, i dyshuar për sulme seksuale në Këln. Gjyqi i tij ka nisur të premten.

Ka nisur sot gjyqi i parë për sulmet seksuale në Këln të Gjermanisë, të cilat dyshohet se kanë ndodhur gjatë festimeve të Vitit të Ri.

Një shtetas algjerian, 26 vjeç, është akuzuar për përpjekje për sulm seksual dhe vjedhje.

Dyshohet se ai ka marrë pjesë në një grup prej dhjetë burrash që kanë rrethuar një grua në stacionin kryesor të trenit në Këln.

I dyshuari ka mohuar akuzat.

Mbi 1,000 gra kanë thënë se janë sulmuar seksualisht ose janë plaçkitur natën e Vitit të Ri.

Për këto sulme, në masë të madhe janë fajësuar migrantët.

Vitin e kaluar, në Gjermani kanë kërkuar azil mbi 1.1 milion veta.

XS
SM
MD
LG