Ndërlidhjet

Nga lirimi i pronave të uzurpuara dhjetëra milionë euro asete të sekuestruara


Aksioni policor në Prishtinë
Aksioni policor në Prishtinë

Pas një aksioni për lirimin e disa pronave të uzurpuara në Prishtinë dhe Ferizaj, Prokuroria e Shtetit, përmes një komunikate, ka bërë të ditur se janë liruar disa objekte të uzurpuara.

Procedura penale kundër uzurpatorëve thuhet se do të zhvillohet tutje pranë gjykatave kompetente.

Me kërkesë të prokurorive, gjykatat kanë urdhëruar sekuestrimin e aseteve të 3 pompave të derivateve, një depoje, 56 hektarëve tokë në rajonin e Ferizajt, kurse në Prishtinë janë sekuestruar tokë, ndërtesa dhe 5 lokale në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.

Një vlerësim fillestar i këtyre pasurive, në komunikatën e dërguar nga Prokuroria e Shtetit, kap shumën prej dhjetëra miliona eurosh asete të sekuestruara (konfiskim i pasurisë nga shteti në bazë të vendimit të gjykatës).

Prokurori i Shtetit informon opinionin se aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

XS
SM
MD
LG