Ndërlidhjet

Ngrihet aktakuzë për terrorizëm kundër dy kosovarëve


(©Shutterstock)
(©Shutterstock)

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë për terrorizëm pranë Gjykatës Themelore në Gjilan kundër dy të pandehurve, të identifikuar me inicialet L.R dhe A.R, që të dy shtetas të Kosovës.

Në aktakuzë thuhet së të pandehurit, me qëllim që të marrin pjesë në veprimtarinë e grupit terrorist Al Nusra, në nëntor të vitit 2013, nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës kanë udhëtuar për në Stamboll, e prej aty në qytetin Hataj në kufi me Sirinë, ndërsa më pas kanë kaluar në Siri, ku janë vendosur në qytetin Azaz.

"Të pandehurit, pas kryerjes së përgatitjeve disaditëshe, janë pajisur me armë, duke u angazhuar në veprimtaritë e grupit terrorist Al Nusra, deri kur janë kthyer në Kosovë në shkurt të vitit 2014", thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

XS
SM
MD
LG