Ndërlidhjet

Forcat afgane lirojnë mbi 60 të burgosur nga talibanët


Afganistan
Afganistan

Njësitet speciale të forcave afgane kanë liruar më shumë se 60 të burgosur nga një burg i kontrolluar nga talibanët, në provincën jugore të vendit, Helmand.

Guvernatori provincial, Hayatullah Hayat, ka thënë se komandot e armatës afgane dhe pjesëtarë të njësisë elitare kundër-terrorizmit kanë ndërmarrë operacionin në një shtëpi në distriktin Nawzad, më datën 5 maj.

Aleanca veriatlantike, NATO, ka thënë se ka mbështetur aksionin, duke mundësuar stërvitje dhe këshillime.

Në një deklaratë, aleanca ka thënë se gjatë operacionit kanë mbetur të vrarë dy kryengritës, kurse të tjerët janë plagosur dhe arrestuar.

Forcat afgane, ndërkaq, raportohet të mos kenë pësuar humbje gjatë këtij operacioni.

Të burgosurit thuhet të jenë transportuar në Kandahar.

Analistët thonë se operacioni shënon një nga sukseset e rralla të forcave afgane, të cilat luftojnë kundër kryengritjes së talibanëve.

Në muajin prill, talibanët kishin paralajmëruar fillimin e ofensivës vjetore pranverore, duke kërcënuar me “sulme të shkallës së lartë” në mbarë Afganistanin

XS
SM
MD
LG