Ndërlidhjet

logo-print

OKB do të hetojë sulmin në kampin e refugjatëve sirianë


Pamje nga sulmi në kampin e refugjatëve sirianë.

Pamje nga sulmi në kampin e refugjatëve sirianë.

Shefi për të drejta të njeriut i Kombeve të Bashkuara, Zeid Raad al-Hussein, ka thënë se ekspertët e OKB-së do të hetojnë sulmin vdekjeprurës në një kamp të refugjatëve në Siri.

Së paku 28 veta kanë humbur jetën nga sulmi që ka ndodhur të enjten.

Al-Hussein ka thënë se “ka jashtëzakonisht pak gjasa që ky sulm vrastar të jetë aksident” dhe ka shtuar se ai “mund të përbëjë krim lufte”.

Al-Hussein ka thënë se raportet se sulmi është kryer nga avionët sirianë duhet të konfirmohen.

Ushtria e Sirisë ka mohuar se avionët e saj kanë qenë të përfshirë në sulm.

Ajo ka thënë se forcat opozitare janë përgjegjëse.

Sulmi, të enjten pasdite, ka ndodhur një ditë pasi është konfirmuar zgjatja e armëpushimit.

Ushtria siriane dhe forcat rebele joxhihadiste janë pajtuar për armëpushim të përkohshëm përreth qytetit Alepo, pas presionit nga SHBA-ja dhe Rusia.

Lufta civile në Siri ka nisur në vitin 2011.

Mbi 270,000 njerëz janë vrarë në luftime dhe gati gjysma e popullsisë është zhvendosur.

XS
SM
MD
LG