Ndërlidhjet

logo-print

Erdogan BE-së: Ju rrugën tuaj, ne tonën


Presidenti i Turqsië, Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti i Turqsië, Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka porositur Bashkimin Evropian se nuk do të ndryshojë ligjet kundër terrorizmit, në këmbim të udhëtimit pa viza në Evropë.

“Ne do të vazhdojmë rrugën tonë, ju vazhdoni të juajën”, ka thënë ai.

Erdogan i ka bërë këto komente një ditë pasi kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, i cili ka negociuar marrëveshjen me BE-në, ka thënë se jep dorëheqje.

Sipas raporteve, Davutoglu po ashtu ka kundërshtuar planet e Erdoganit për t’i dhënë presidencës më shumë pushtet.

BE i ka kërkuar Turqisë të rishikojë ligjet anti-terrorizëm si kusht për liberalizimin e vizave për qytetarët turq.

BE-ja do që të ngushtojë definicionin aktual që Turqia ka mbi terrorizmin, për t’iu përshtatir standardeve evropiane.

Erdogan e ka hedhur poshtë këtë, duke këmbëngulur se Turqia mbetet nën kërcënim të madh të terrorizmit.

XS
SM
MD
LG