Ndërlidhjet

Në Aleppo zgjatet armëpushimi edhe për tri ditë


Aleppo, 6 mars 2015
Aleppo, 6 mars 2015

Ministria ruse e Mbrojtes ka thënë se një armëpushim i përkohshëm në qytetin sirian të Aleppos është shtyrë edhe për tri ditë, “për të parandaluar përkeqësimin e situatës.”

“Pas iniciativës ruse, i ashtuquajturi regjim i qetë në provincën Latakia dhe në qytetin e Aleppos është shtyrë edhe për 72 orë”, ka njoftuar mbrëmë vonë ministria ruse.

Armëpushimi pritej që të përfundonte sot herët, pas dhënies së një pushimi të shkurtër për banorët, të cilët u përballën me dy javë luftimesh në qytet, ku mbetën të vrarë më shumë se 280 civilë.

Ndalja e pushimeve në Aleppo është pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për ta rikthyer armëpushimin e muajit shkurt, e poashtu edhe bisedimet paqësore, me synim për t’i dhënë fund luftës 5 vjeçare, e cila ka lënë më shumë se 270 mijë njerëz të vrarë, si dhe ka zhvendosur gjysmën e popullësisë.

Rusia është duke e realizuar një fushatë të sulmeve ajrore në Siri që nga shtatori, për t’i përkrahur forcat e aleatit të saj, presidentit Bashar al-Assad.

Së bashku me SHBA-në, Moska së fundmi po bën përpjekje për rivendosje të armëpushimit dhe zgjidhje të konfliktit në këtë vend.

XS
SM
MD
LG