Ndërlidhjet

logo-print

SHBA ka vrarë 10 militantë të Al-Qaedas në Jemen


Qyteti Mukalla, 24 prill 2016

Qyteti Mukalla, 24 prill 2016

Shtetet e Bashkuara kanë vrarë 10 militantë të Al-Qaedas dhe kanë lënduar një militant, gjatë sulmeve ajrore që kishin për cak degën e këtij grupi në Jemen, ka njoftuar Pentagoni.

Në njoftim gjithashtu u zbulua për herë të parë që Pentagoni ka vendosur një “numër shumë të vogël” të trupave në Jemen, për të asistuar në mposhtjen e grupit Al-Qaeda.

Trupat thuhet se kryesisht po ofrojnë ndihmë për Emiratet e Bashkuara Arabe në fushën e Inteligjencës, e cila edhe kishte kërkuar ndihmë, në kohën kur po e lufton largimin e Al-Qaedas nga zonat e mbajtura nga militantët përreth qytetit detar Mukalla.

“Al-Qaeda vazhdon të përbëjë rrezik të theksuar për Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë rajonalë dhe ne e mirëpresim këtë përpjekje për ta larguar këtë grup, veçanërisht nga Mukalla”, ka thënë, ndër të tjera, zëdhënësi i Pentagonit, kapiteni Jeff Davis.

XS
SM
MD
LG