Ndërlidhjet

Myslimanët rihapin xhaminë e djegur nga serbët në Bosnjë


Ceremonia e sotme e rihapjes së xhamisë në Banja Llukë, Bosnjë, 7 Maj 2016
Ceremonia e sotme e rihapjes së xhamisë në Banja Llukë, Bosnjë, 7 Maj 2016

Më shumë se 10,000 njerëz janë mbedhur për ceremoninë e rihapjes së një xhamie në Bosnjë, e cila ishte shkatërruar nga serbët ortodoksë gjatë luftës së viteve ’90.

Xhamia ‘Ferhat Pasha’ ishte kryevepër e shekullit 16-të, e arkitekturës së stilit osman. Ajo ishte një ndër 16 xhamitë që kishte qyteti i Banja Llukës, të cilat ishin shkatërruar nga serbët, për të fshirë çfarëdo gjurme se myslimanët jetonin aty, duke i përndjekur e vrarë ata.

Një përpjekje pas luftës, në vitin 2001, për ta vënë një gurthemel për rindërtimin e saj ishte ndërprerë nga një grup nacionalist serb, i cili sulmoi vizitorët myslimanë, duke lënduar dhjetëra prej tyre e vrarë një person. Forcat e NATO-s u patën detyruar t’i largonin ambasadorët e huaj nga vendi ku po mbahej ceremonia me helikopterë.

Ndërsa sot, autoritetet serbe të Bosnjës vendosën afër 1,000 policë për ta siguruar mbarëvajtjen e ceremonisë, njofton agjencia e lajmeve AP.

XS
SM
MD
LG