Ndërlidhjet

logo-print

Akuza të ndërsjella ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit


Nagorno - Karabakh, 29 prill 2016

Nagorno - Karabakh, 29 prill 2016

Armenia dhe Azerbajxhani e kanë akuzuar njëra tjetrën për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit, duke bombarduar pozitat ushtarake të njëra-tjetrës, në zonat e tyre kufitare.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha sot se forcat armene kanë granatuar pozitat e tyre nga vendndodhjet në lartësi përgjatë kufirit shtetëror ndërmjet të dyja vendeve, dhe në zonat e afërta të Nagorni-Karabakhut.

Ndërsa Ministria e Mbrojtjes e Armenisë tha se forcat e Azerbajxhanit kanë granatuar pozitat e ushtrisë armene në veri-lindje të kufirit ndërmjet dy shteteve dhe se kanë përdorur armë zjarri e gjithashtu edhe snajperë.

Akuzat e dyanshme vijnë në kohën kur të dyja palët arritën një armëpushim për ndalje të armiqësive, më 5 pril, i cili është mbajtur në masë të madhe.

Në fillim të prillit, Nagorno-Karabakhu përjetoi valën më të ashpër të dhunës që nga koha e armëpushimit të vitit 1994, e cila pati ngrirë konfliktin ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë, në rajonin problematik.

XS
SM
MD
LG