Ndërlidhjet

logo-print

Japonia flet për përparim në bisedat me Rusinë për ishujt Kurile


Ishujt Kurile, Japoni

Ishujt Kurile, Japoni

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, beson se bisedimet tri orëshe me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, kanë arritur një “përparim” të madh në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tyre për ishujt Kurile.

Ministria e Jashtme Japoneze tha se dy liderët janë pajtuar që të merren me këtë çështje personalisht, dhe “t’i lënë anash mendimet e vjetra” për mosmarrëveshjen prej disa dekadash rreth këtyre ishujve që Rusia kishte pushtuar në fund të Luftës së Dytë Botërore, por që Japonia do që ata t’i kthehen asaj.

“Kryeministri ka thënë sot se ai e ndjen një përparim në negociatat që aktualisht kanë stagnuar”, ka thënë sekretari për media i Ministrisë së Jashtme japoneze, Yasuhisa Kawamura, pas vizitës së parë të Abe-s me liderin rus, që nga takimi i vitit 2014 në Sochi.

Putin tha se gjatë takimit “janë ngritur pyetje që kërkojnë vëmendje të veçantë, dhe se ndoshta për këtë arsye duhet që palët t’i kushtojnë vëmendje të veçantë ndërtimit të marrëdhënieve të ndërsjella.”

Para takimit, Kremlini kishte minimizuar shpresat për përparim të mundshëm. Moska nuk ka treguar asnjë shenjë të gatishmërisë për të hequr dorë nga këta ishuj.

XS
SM
MD
LG