Ndërlidhjet

Përplasje ndërmjet policisë dhe protestuesve në Kashmir


Një pjesëtar i forcave të sigurisë së Indisë

Një pjesëtar i forcave të sigurisë së Indisë

Përplasjet e dhunshme ndërmjet policisë dhe protestuesve ndodhën në rajonin e Kashmirit, të kontrolluar nga India, pas vrasjes së tre rebelëve në një betejë me armë.

Zëdhënësi i ushtrisë së Indisë, Nitin N.Joshi, tha se beteja që nisi sot ndërmjet militantëve dhe forcave qeveritare erdhi pasi trupat që vepronin në një cep rrethuan fshatin Panzgam.

Joshi tha se rebelët i takojnë muxhahajdinëve Hizbul, që janë pjesë e grupit rebel më të madh të Kashmirit.

Më vonë, banorët në qytetin fqinj Pulwama gjuajtën gurë në drejtim të policisë dhe ushtarëve paramilitarë dhe thirrnin parulla kundër sundimit indian.

Dhjetëra mijëra njerëz janë vrarë që nga kryengritja anti-indiane e vitit 1989 në Kashmir, rajoni i vetëm me shumicë myslimane në Indi.

Rebelët po luftojnë për pavarësinë e Kashmirit nga India apo bashkim me Pakistanin, i cili e kontrollon një pjesë tjetër të këtij territori në perëndim.

XS
SM
MD
LG