Ndërlidhjet

Kim Jong Un: Armët bërthamore vetëm nëse cënohet sovraniteti i vendit


Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un

Lideri i Koresë së Veriut ka thënë se vendi i tij do të përdorë armë bërthamore i pari vetëm nëse shkelet sovraniteti i vendit të tij.

Kim Jong Un gjithashtu tha sot se ai është i gatshëm që t’i përmirësojë marrëdhëniet me vendet “armiqësore”. Ai ka bërë thirrje për bisedime me Korenë e Jugut dhe gjithashtu për Shtetet e Bashkuara që të mos ndërhyjnë në marrëdhëniet ndërmjet këtyre dy vendeve.

Kim ka folur në Penjan në Kongresin e Partisë së Punëtorëve, i pari që po mbahet pas shumë dekadash.

Korea e Veriut ndodhet nën presion të madh diplomatik, pas testeve të fundit bërthamore, si dhe atyre me rreze të gjatë raketore.

XS
SM
MD
LG