Ndërlidhjet

Persona të armatosur vrasin tetë policë në Egjipt


Ilustrim
Ilustrim

Sulmues që ende nuk janë identifikuar kanë vrarë tetë policë, përfshirë një oficer, në një qytet rreth 35 kilometra në jug të kryeqytetit të Egjiptit, Kajro.

Ministria e Brendshme e Egjiptit tha sot se katër burra të maskuar dhe armatosur kanë ndalur makinën e policisë dhe kanë vrarë të gjithë ata që ndodheshin brenda.

Deri tash, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Qindra policë dhe ushtarë janë vrarë gjatë kryengritjes në Egjipt, që nga mesi i vitit 2013, kur Abdel al-Sissi rrëzoi presidentin e zgjedhur islamik, Mohammad Morsi.

XS
SM
MD
LG