Ndërlidhjet

logo-print

Afganistani ekzekuton 6 talibanë të burgosur


Presidenti i Afganistanit, Mohammad Ashraf Ghani, në një seancë të parlamentit, 2015

Presidenti i Afganistanit, Mohammad Ashraf Ghani, në një seancë të parlamentit, 2015

Zyrtarët afganë thonë se gjashtë talibanë të burgosur janë varur sot, në grupin e parë të ekzekutimeve, të aprovuar nga presidenti Ashraf Ghani, që nga koha kur ai e mori detyrë në vitin 2014.

Mediat lokale raportuan se ekzekutimet u kryen në burgun Pol-e Charkhi të Kabulit.

Pallati presidencial tha përmes një deklarate se në “pajtueshmëri me kushtetutën afgane...Ghani ka miratuar ekzekutimin e gjashtë terroristëve, të cilët kanë kryer krime të rënda kundër civilëve dhe sigurisë publike.”

Ghani e ka forcuar qëndrimin e tij kundër militantëve, pas një sulmi të madh taliban në Kabul muajin e kaluar, ku mbetën të vrarë 64 njerëz dhe mbi 340 të tjerë të plagosur.

Ai është zotuar për një kundërpërgjigje të ashpër të ushtrisë ndaj talibanëve dhe është zotuar se do t’i forcojë dënimet ligjore, përfshirë ekzekutimet e militantëve të dënuar.

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Amnesty International, i ka bërë thirrje Ghanit që të mos i nënshkruajë urdhërat për ekzekutime.

XS
SM
MD
LG