Ndërlidhjet

logo-print

Mediat turke raportojnë për 55 militantë të vrarë të IS-it


Ilustrim

Ilustrim

Mediat turke raportuan sot se forcat turke kanë shënjestruar grupin ekstremist Shteti Islamik në veri të Sirisë, duke vrarë 55 militantë.

Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu, e po ashtu edhe agjencia tjetër Dogan, raportuan se ushtria gjithashtu ka shkatërruar tri automjete dhe tre lëshues të raketave.

Anadolu tha se aeroplanët e ushtrisë turke gjithashtu kanë goditur sot pozita të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, në veri të Irakut.

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, si dhe Shteti Islamik, ndaras kanë marrë përgjegjësinë për disa sulme të mëdha gjatë muajve të fundit në Turqi.

Rajoni kufitar i Kilisit, i cili shtrihet përballë zonës siriane të kontrolluar nga IS-i, është përballur me sulme raketore nga ana tjetër e kufirit, duke marrë 20 jetë njerëzish që nga mesi i janarit të këtij viti.

XS
SM
MD
LG