Ndërlidhjet

logo-print

Dhjetëra të vdekur nga një aksident i madh në Afganistan


Pacientët barten në spital pas aksidentit të sotëm, 8 Maj 2016

Pacientët barten në spital pas aksidentit të sotëm, 8 Maj 2016

Zyrtarët thonë se 73 persona janë vrarë kur dy autobusë me pasagjerë dhe një cisternë me karburante u përplasën në një autorrugë kryesore në lindje të Afganistanit.

Përplasja ndodhi sot në distriktin Muqur të provnincës Ghazni, në autorrugën kryesore që e lidh kryeqytetin e Kabulit me qytetin jugor të Kandaharit.

Jawed Salangi, një zëdhënës i guvernatorit të Ghaznit, tha se dhjetëra njerëz janë lënduar nga përplajsa që përfshiu tri automjete.

Zyrtarët thonë se rruga tashmë është pastruar dhe është e hapur për trafikun.

Aksidente të këtilla janë të zakonshme në Afganistan, ku ligjet e komunikacionit rrallë zbatohen dhe rrugët shpesh janë në gjendje të rëndë.

XS
SM
MD
LG