Ndërlidhjet

Platini: Do të paraqes dorëheqje pasi dështoi apeli


Michel Platini
Michel Platini

Presidenti i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), Michel Platini, aktualisht i pezulluar, thotë se do të tërhiqet nga ky post, pas dështimit që ndalesa gjashtëvjeçare të rrëzohet.

Sot, Gjykata e Arbitrazhit për Sport e zvogëloi dënimin nga gjashtë në katër vjet.

Pas këtij vendimi, zoti Platini, 60 vjeçar, tha se do të tërhiqet.

Michel Platini dhe ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, vitin e kaluar u dënuan për shkelje të kodit etik lidhur me një pagesë nga FIFA prej dy milionë frankash zvicerane për zotin Platini, në vitin 2011.

Të dy funksionarët e lartë të futbollit e kanë hedhur poshtë çfarëdo keqbërjeje.

Avokatët e zotit Platini thanë sot se klenti i tyre “ka shpallur se do të paraqes dorheqje nga posti i presidentit të UEFA-s në kongresin e ardhshëm të organizatës” dhe kanë shtuar se ai është “thellë i zhgënjyer” me dënimin e tij, të cilin ai e konsideron “padrejtësi”.

XS
SM
MD
LG