Ndërlidhjet

Zbogar: Po festojmë së bashku, Kosova dhe BE-ja


Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar ka shprehur kënaqësinë e tij me mënyrën se si po festohet Dita e Evropës, në Prishtinë.

“Po festojmë këtë ditë së bashku, Kosova dhe Bashkimi Evropian. Është mirë që po e festojmë me shumë njerëz dhe me shumë aktivitete. Po shpresoj që njerëzit këtu dhe sidomos fëmijët, po kënaqen këtë ditë”, është shprehur Zbogar.

“Kishte shumë zhvillime që i festuam këto ditë së bashku dhe Dita e Evropës erdhi si një kulmim i të gjitha atyre që ndodhën javën e kaluar, sidomos propozimin për liberalizim të vizave”, ka thënë Përfaqësuesi i BE-së.

Zbogar këto komente i ka bërë gjatë aktiviteteve që po zhvillohen në Prishtinë për shënimin e 9 Majit - Ditës së Evropës.

XS
SM
MD
LG